Ende s’ka draft të ri për Asociacionin

08:31 | 6 Mars 2018
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës ende nuk ka filluar ta hartojë draftin e ri për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Shefi i delegacionit kosovar për bisedimet me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se do të bëhet një draft i ri për Asociacionin, megjithëse, siç ka pohuar ai, ende nuk është bërë kërkesa për draftim.

“Kosova nuk ka hartuar draft për Asociacionin. E kam parë këtë informacion në disa mediume se kemi bërë një draft, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Nuk po them se nuk do ta hartojmë”, ka thënë ai duke shtuar se nuk dihet saktë se kur do të themelohet Asociacioni.

Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Maja Kocijançiq, vitin e kaluar kishte thënë se Bashkimi Evropian pret që Asociacioni i Komunave Serbe të formohet sa më shpejt.

“BE-ja pret që në kuadër të marrëdhënieve të dialogut në mes të dyja palëve të formohet sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë ajo.

Në anën tjetër, formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe po shihet të jetë i pashmangshëm nga analistët politikë./Zëri/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme