Koalicioni qeverisës është në pritje të konfirmimit të votave të Listës Serbe për ta ftuar seancën e Kuvendit për Demarkacionin me Malin e Zi. Deputeti Sllobodan Petroviq ka konfirmuar se vota e tij për këtë Marrëveshje do të jetë “për”.
Ndonëse po bëhen gjashtë muaj prejse qeveria “Haradinaj” ka marrë zyrtarisht detyrën, Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi ende nuk ka gjetur zgjidhje.
Përkundrazi, koalicioni qeverisës (PAN) ende nuk po arrin t’i sigurojë votat e mjaftueshme për ta kaluar këtë marrëveshje. E ndërprerë tri herë brenda pak ditësh, seanca për ratifikimin e Demarkacionit mund të mos vazhdojë as këtë javë.
Kështu ka lënë të nënkuptohet kryeparlamentari Kadri Veseli dje, i cili tha se seanca për shënimin e kufirit mund të mbahet edhe gjatë javës që vjen.
Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me Listën Serbe (LS) lidhur me këtë çështje, ashtu sikurse edhe me partitë e tjera.
Mirëpo kryekuvendari Veseli (partner i koalicionit) nuk ka treguar nëse LS-ja është bindur që ta mbështesë këtë Marrëveshje.
Megjithatë, ai ka thënë se pret reflektim nga ana e tyre.
Ndërkaq, përderisa Lista Serbe po vazhdon të mos deklarohet rreth kësaj çështjeje, deputeti Sllobodan Petroviq (nga SLS-ja), ka ritheksuar edhe një herë për “Zërin” se vota e tij karshi Demarkacionit do të jetë pro./Zëri/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...