Shumica e njerëzve e kanë rutinën e tyre kur bëhet fjalë për pastrimin e dhëmbëve.
Por sa shpesh duhet t’i lani ato, dhe a duhet t’i lani ato para apo pas mëngjesit?
Shoqata e dentistëve nga Britania e Madhe tha dhëmbët patjetër duhet të pastrohen para gjumit, ndërsa gjatë ditës mund t’i pastroni kurdo që është koha juaj e preferuar, transmeton portali arbresh.info
“Nëse mëngjesi është koha juaj e preferuar për të pastruar dhëmbët, nuk ka rëndësi se kur e bëni, para ose pas ngrënies”, thanë ata.
Ata kanë insistuar që dhëmbët të pastrohen para gjumit, sepse ushqimi acid, frutat dhe lëngjet mund të konsumojnë smaltin, kështuqë nëse i pastroni sapo të keni mbaruar ushqimin ju mund të dëmtoni dhëmbët./arbresh.info/
Osmani në Akademinë e famshme ushtarake amerikane West Point...
Kryeziu: Qeveria po punon për zhbllokimin e CEFTA-s
Kurti e akuzon Perëndimin se po e “përkëdhel” Serbinë
Tiranë: Gruaja tenton të rrëmbejë 2-vjeçaren, arrestohet
Trepça fiton derbin lokal, Prishtina e Re ‘shkatërron’ Vjosë...
Izraeli nis hetimet pasi ushtarët e tij u filmuan duke hedhu...