Mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos, ka deklaruar se mungesa e Neymar Jr, nuk do të vërehet për shkak të argjentinasit, Angel Di Maria.
Neymar pësoi lëndim gjatë një takimi në kuadër të kampionantit francez dhe tashmë ka përfunduar operacionin dhe do të mungojë tre muaj.
Duke e pranuar se Neymari është i një tjetër niveli, kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, beson se Angel di Maria është i aftë ta zëvendësojë brazilianin.
“Neymar është lojtar i një tjetër niveli, e njoh shumë mirë nga Barcelona. Por, Di Maria është gjithashtu i mirë dhe mund të bëjë paraqitje të mirë edhe në aspektin defensive. Besoj se ai do ta zëvendësojë Neymarin”, u përgjigj Ramos.
“Ne jemi gati dhe kemi ekip për t’u përballë me PSG-në. Kjo ndeshje është si një finale”, shtoi ai. /arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...