Abdullahu: Kualiteti i ujit është brenda standardeve

20:13 | 5 Mars 2018
Arbresh.info

Kryeshefi i KRU “Prishtina”, Ilir Abdullahu, ka thënë se uji që po prodhohet në Fabrikën e Shkabajt është shumë kualitet, dhe mund të përdoret për pije pa asnjë problem.
Ai në një intervistë për televizionin 21 ka treguar për prodhimin e ujit, duke bërë transparente të gjitha detajet për konsumatorët.

“Mund të themi se kualiteti është brenda standardeve dhe uji është i mirë, dhe jemi duke prodhuar pa ndërper që ta mbajmë furnizimin 24 orë. Dje gjatë ditës kemi pasur probleme sa i përket kanalit të Ibër Lepencit dhe fabrikës Shkabaj, që për disa orë nuk ka punuar. Tash është në funksion dhe kemi një furnizim 24 orë me ujë dhe nga këto të reshura, problemet më të mëdha janë në Drenas ku prej të njëjtit kanal merr edhe Fabrika e Ujit për Përpunim, ku faktikisht kjo shkallë e madhe e turbullitetit, ka bërë që tash në orët e vona të fillojë prodhimi edhe atje”, ka thënë Abdullahu.

Aibdullahu ka treguar se dy fshatra të Fushë Kosovës, kanë probleme me përmbytje, por që sipas tij, nuk janë rrezikuar stacionet e pompave.

“Në Fushë Kosovë, bëhet fjalë për fshatin Miradi e ulët, por fatmirësisht nuk janë rrezikuar stacioni i pompave që të ndërpritet prodhimi, kështu që atje vazhdon të ketë furnizim, ndërsa në Turin, është një fshat që ka probleme për shkak të përmbytjeve. Në pjesët e tjera kemi shkallë të turbulitetit, por është një fat i mirë që liqejtë po mbushen dhe kjo neve na jep që ta kemi një furnizim stabil gjatë periudhës së verës”, ka thënë ai.

Abdullahu ka mohuar që në krojet e qytetarëve është duke shkuar ujë i turbullt.

“Nuk është duke arritur uji i turbullt nëpër krojet e qytetarëve, uji është shumë kualitet, edhe sa i përket Batllavës, Badovcit dhe Shkabaj uji është mund të them me përgjegjësi se është i kualitetit të lartë, kështu që nuk ka asnjë problem sa i përket furnizimit me ujë të pijes”, ka thënë ai.

Kryeshefi i KRU “Prishtina”, ka thënë se do të jenë në kontakt me Institutin e Shëndetit Publik, dhe jashtë normave nuk do të prodhojnë ujë dhe po ashtu do t’i njoftojnë qytetarët për çdo ndryshim në furnizim.

“Do të jemi në kontakt edhe me Institutin e Shëndetit Publik, dhe jashtë normave nuk do të prodhojmë asnjë litër ujë, dhe me kohë do t’i njoftojmë qytetarët, por tani për tani fabrikat moderne në Badovc dhe në Shkabaj, plus Albaniku, japin një ujë kualitativ dhe nuk do të kemi probleme dhe do ta menazhdojmë shumë mirë”, ka thënë Abdullahu.

Abdullahu ka apeluar tek qytetarët që ta kursejnë ujin dhe t’i kryejnë pagesat, duke shtuar se edhe shëbrimet ndaj konsumatorëve do të jenë shumë më të mira.

“Uji 24 orë do të vazhdojë, apeli është që të kursehet uji, që të mos vijmë si në vitin 2014. Apelojmë tek qytetarët që të mos e keqpërdorin ujin e pijes. Ne nuk e dëshirojmë shkycjetn e qytetarëve nga ujësjellësi, por edhe konsumatorët tashmë kanë ujë 24 orë dhe tashmë ne na duhet edhe investime, dhe ka shumë plane që duhet t’i ngirsim kapacitetet, por nuk mund t’i bëjmë pa një qasje të mirë ndaj KRU Prishtinë, por edhe ne duhet të shërbejmë edhe më mirë konsumatorët”, ka thënë Abdullahu.

Po presim Fushë Kosovën që ta bëjmë 24 orë me ujë definitivisht, dhe e meritojnë ata qytetarët sepse paguajnë shumë me rregull faturat. Me Fushë Kosovën mund të them lirisht se e mbulojmë 40 për qind të Kosovës me ujë 24 orë”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme