Mësimdhënësit në tërë sistemin arsimor të Kosovës, përveç çerdheve, pritet të hyjnë në grevë një ditore të hënën e ardhshme (12 mars), ndërsa më 13 prill parashihet fillimi i një greve me afat të pacaktuar.
Qeveria e Kosovës i ka një javë kohë për të miratuar dhe për ta dërguar në Parlament Projektligjin për Punëtorët e Arsimit të Viteve të 90-ta për të parandaluar një grevë një ditore të mësimdhënësve.
Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), ka miratuar një rezolutë ku parashihet që të mbahet një grevë një ditore në rast të mos plotësimit të kërkesave tyre që në parim është miratimi i Projektligjit për Punëtorët e Arsimit të Viteve të 90-ta.
Lajmin e konfirmoi për Kallxo.com, Rrahman Jasharaj, Kryetari i rizgjedhur në mandatin e dytë në SBASHK.
“Kjo grevë do të parandalohej nëse qeveria debaton dhe e vë në rend dite të qeverisë Ligjin për mësimdhënësit e viteve të 90-ta dhe i jep dritë të gjelbër dhe e dërgon në Parlament për procedurë të mëtutjsheme që deputetët të votojnë”, tha Jasharaj.
Ai po ashtu konfirmoi se nëse kërkesat e tyre vazhdojnë të jenë të paplotësuar, më 13 prill parashihet fillimi i një greve me afat të pacaktuar.
SBASHK kishte mbajtur dy greva javën e parë të shkurtit me kërkesën e njëjtë.
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...