Google ADS

Zekolli: Mungon faktori shqiptar te kontesti i Maqedonisë dhe Greqisë

19:51 | 5 Mars 2018
Arbresh.info

Arsim Zekolli, ish ambasador, për emisionin VOX në TV Shenja ka dhënë vlerësimin e tij në lidhje me çështjen e emrit.
Ai ka kërkuar që shqiptarët të përfshihen në këtë problematikë. Zekolli ka thirrur universitetet shqiptare në formulimin e qëndrimit shqiptar rreth kontestit me emrin e Maqedonisë.

“Varësisht se si ndryshohet emri, se pari versioni I parë I mos ndryshimit do të vazhdon skenimi I vendit. Do të vazhdon ikja e rinisë, shmangja e procesit ne vijim e sipër të integrimeve sa do që të jetë e ngadalësuar, do të vazhdon një skenar I groposjes se Maqedonisë ne një vrimë të errët të Ballkanit. Natyrisht nëse zgjidhet emri parashtrohet pyetja se si do të jetë? Çfarë konotacioni do të këtë dhe cfarë përmbajtje? Në këtë moment është vështirë të supozohet pasi ka shumë spekulime, nuk ka asnjë informatë konkrete. Sidoqoftë, versionet në të cilat shprehet apo nënvizohet etniciteti I vetëm një grupi etnik qoftë në formë të emërimit apo transkiptimit, qoftë në formë të ndonjë shtese apo kombinimi, të cilin e favorizon vetëm nominanca e një grupi etnik. Në të njëjtën kohë kjo nënkupton, pra do të këtë pasoja rajonale pasi që siç shohim emri, çështja e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë nga një kontekst birateral tani po shndërrohet në kontest multireteral . Gradualisht, përfshihet drejtëpërsëdrejti Bullgaria, por edhe indikacionet, manipulimeve që vijnë nga veriu nga Beogradi. Sidoqoftë, në këto raporte mungon edhe faktori tjetër, i katër që është faktori shqiptar. Fatkeqësisht Shqipëria e preokupuar me negociatat e veta me Greqinë, duket sikur e painteresuar, ndërsa faktori shqiptar këtu është i zënë si gjithnjë me politikat ditore dhe të tenderëve, bizneseve private…”, u shpreh Zekolli.

“Ka shumë variacione për ndërhyrjen në rastet konkrete. Por, gjithsesi e mira për të gjithë ishte që ai kompromis të jetë afatgjatë. I cili, do të jetë përfundimtar që do të reflektonte edhe realitetet në vend. Insistimi I palës maqedonase që do ruhet vetëm emri, gjithsesi se nuk do të ketë sukses, pasi që vet sjellja e palës maqedonase në këto 10 vitet e fundit tregon një qasje jashtëzakonisht fleksibil. Sa i përket çështjes së identitetit të tyre, kujtoj vetëm rastet me çështjet antike, të hunzave, të tjerëve dhe tani ikin në një ekstrem tjetër të insistimit që emri të jetë në këtë formë përfundimtare. Ndoshta duket patriotik, por është betejë e humbur dhe shkon përshtati palës greke, e cila nuk kërkon ndonjë arsyetim që të zhvarë ose ndërpres bisedimet. Është e vështirë të jepet një konkluzion të ri nga ajo që vet i imponon mendimet. Ajo që i shqetëson është mungesa e interesit të faktorit politik shqiptar, qoftë pozitë ose opozitë, që të hapë debat serioz gjithëpërfshirës të inkuadrohen akademitw, shqiptarët të inkuadrohen Universitetet shqiptare dhe të ketë një ndikim në formulimin e qëndrimit shqiptarë për çështjen e emrit”-deklaroi ai .

Sipas tij, në një vend si Maqedonia dhe në një rajon si Ballkani çfarëdo parashikimi sa do të jetë dramatik apo banal, mund të jetë i qëlluar.

“Është vështirë të jepen parashikimet. Në këtë moment ngjan se sikur ka një tërheqje graduale. Zërat se vetë kryeministri sugjeron zbutjen e toneve në lidhje me çështjen e emrit, një prolongim deri në shtator që ul atë drejtim. Ngritja e tonaliteteve si nga Athina, Shkupi por edhe përzierja e Sofies poashtu kontribuojnë ato mendimet se tani është vetëm proces në formë verbalistike, asgjë konkrete”, përfundoi Zekolli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme