Ylli brazilian i PSG, Dani Alves, ka shprehur ngushëllime e tij për familjen e Davide Astorit, i cili dje ndërroi jetë.
E gjithë bota e futbollit ishte shokuar me lajmin për vdekjen e tij, dhe të gjithë bashkëlojtarët e tij si dhe kolegët shprehen tronditjen e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale.
Kampionati italian në shenjë respekti për Astorin, anuloi të gjitha ndeshjet e dielës.
Alves e pranoi se nuk u pikëllua si shokët e tij dhe iu duke absurde që mbrojtësi mori më shumë vëmendje sesa ajo që po ndodh çdo ditë në botë.
“Nuk u prekëm aq sepse nuk e njihnim atë mirë”, tha mbrojtësi gjatë një konference për shtyp të Ligës së Kampionëve.
“Më vjen keq për familjen e tij. Mendoj se Davide bëri atë që duhej ta bënte në këtë botë kaotike, dhe tani ai është në një vend më të mirë”.
“Megjithatë, në botë, mijëra fëmijë, që nuk marrin një vëmendje të tillë, vdesin çdo ditë, dhe edhe ata janë të rëndësishëm”.
“Të gjithë do të vdesim herët apo vonë sepse është diçka që kalon. Ndoshta jemi të pikëlluar, por sigurisht jo si familja e tij”.
/arbresh.info/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...