Google ADS

7 grabitje çdo ditë vetëm në Tiranë, beteja e re e policisë

17:27 | 5 Mars 2018
Arbresh.info

Grabitja në Fier nuk ishte e vetmja javën e kaluar. Disa grabitje ndodhen në Tiranë dhe disa qytete të tjera të Shqipërisë.

Për njërën prej tyre, të ndodhur në Kamëz, ABC News ka siguruar dhe pamjet.

Grabitja e ndodhur në qendër të qytetit të Fierit, ishte më e rënda e regjistruar gjatë këtyre muajve të parë të vitit 2018, pasi ajo përfundoi me një viktimë dhe një tjetër person të plagosur.

Përveç këtij rasti të rëndë të ndodhur më 2 Mars në qytetin e Fierit, Tirana, mbeti javën e shkuar kryeqyteti i grabitjeve në vend. ABC News ka mësuar se në Tiranë regjistrohen mesatarisht 7 vjedhje çdo ditë.

Këto pamje që disponon ABC News, tregojnë një vjedhje që ka ndodhur në qendër Kamzës.

Një supermarket u grabit nga katër persona mëngjesin e 19 shkurtit.

Të qetë, autorët vjedhin paratë në arkën e kursimeve edhe pse alarmi ishte aktivizuar në momentin e hyrjes së tyre në godinë.

Të gjithë grabitësit kishin leva hekuri në duar, ndërsa jashtë supermarketit i priste një autmojet tip “Mecedes-Benz”

Ende policia e kryeqytetit nuk ka rënë në gjurmët e këtij grupi hajdutësh, të cilët dyshohen se kanë tentuar më datë 2 Mars të grabisin edhe një bankë të nivelit të dytë në autostradën Tiranë-Durrës. Uniformat blu njoftuan se u mor vetëm një shumë e vogël monetare, e mbetur në arkat e shërbimit, ndërsa synimi i grabitësve ishte kasaforta e bankës.

Java e fundit ka shënuar edhe shumë grabitje të tjerë në qytete të ndryshme të vendit si Korçë, Lezhë, Rrëshen, Delvinë dhe Shkodër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme