Dhjetë organizata të shoqërisë civile u kanë bërë sot thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të ratifikojnë marrëveshjen për demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, duke arritur në këtë mënyrë hapa progresivë drejt përfundimit të izolimit të qytetarëve për liberalizimin e vizave.
“Në tre vitet e fundit, çështja e demarkacionit me Malin e Zi pothuajse ka paralizuar jetën institucionale në Kosovë dhe secila shtyrje e mëtutjeshme do të dëmtojë edhe më shumë qytetarët dhe procesin e integrimeve evropiane të vendit tonë”, thuhet në apelin e shoqërisë civile drejtuar deputetëve të legjislacionit vendor.
Organizatat e shoqërisë civile vlerësojnë se debati rreth demarkacionit është konsumuar dhe se tash duhet të veprohet konkretisht për të zhbllokuar situatën, sidomos duke pas parasysh se tani Republika e Kosovës ka në dispozicion mekanizma ligjor për të ri-negociuar me Malin e Zi për përmirësimet eventuale të marrëveshjes për vijën kufitare, nëse faktohet që janë bërë gabime në përcaktimin e saj.
Pjesë e kësaj thirrje janë organizatat e shoqërisë civile Demokraci Plus (D+), Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), Instituti KIPRED, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Iniciativa për Progres (INPO), Lëvizja Fol, Lëvizja Çohu dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?