Superylli i Chelsea, Eden Hazard, ka kritikuar paraqitjen e bashkëlojtarëve të tij, në humbjen ndaj Mancehester City me rezultat 1 me 0.
Trajneri italian, Antonio Conte, kishte vendosur që edhe për këtë derbi ta përdorte belgun si një sulmues qëndror, e që nuk është duke pasur rezultat aspak.
Hazard ka thënë se edhe po të vazhdonte takimi për tre orë të tjera, nuk do të kishte mundur ta prekte topin.
“Nuk do të mund ta prekja topin edhe nëse do të luanim tre orë, edhe pse u përmirësuam në 10 ose 15 minutat e fundit”, tha Hazard për mediat angleze.
“Ne ishim më të mirë me topin në këmbë, por është dashur ta bënim gjatë tërë ndeshjes”, vazhdoi ai.
“Për mua, është vështirë të lush mirë, kur e prek topin vetëm tre herë. Por, kur ne kishim topin, është dashur ta përdorim më mirë, ne bëmë zgjedhje të gabuara”, u shpreh në fund belgu.
Chelsea pas 29 xhirosh, renditet në vendin e 29’ me pesë pikë më pak se sa Tottenham në vendin e katërt, pozitë kjo që dërgon në Ligën e Kampionëve. /arbresh.info/
Bislimi e Konjufca bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial ̶...
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës ...
Çitaku nesër mban konferencë për media