Google ADS

KEK-u demanton Mustafën: Po i mbulojmë kërkesat për energji

15:17 | 24 Korrik 2015
Arbresh.info

Korporata Energjetike e Kosovës, përmes një komunikate ka bërë me dije se ka arritur që në afat rekord ta stabilizojë prodhimin e energjisë elektrike dhe tu sigurojë konsumatorëve furnizim të plotë.

“Si rezultat i një angazhimi të jashtëzakonshëm të punëtorëve, duke tejkaluar te gjitha normat e parapara teknike, te gjitha punët rreth aftësimit te  njësisë gjeneruese A4 kane përfunduar me sukses, brenda 24 orëve nga ndalja e saj. Si rrjedhojë njësia A4, ne orët e hershme te mëngjesit sot, është lëshuar ne pune te rregullt”.

“Në këtë moment, KEK është duke prodhuar deri 650 MËh/h nga dy njësi të Kosovës B dhe një njësi të Kosovës A, që sipas informatave që kemi mjaftojnë për mbulimin e kërkesave e konsumit vendor.

Më tej, në bazë të dinamikës së shtuar të punimeve, pritet që deri të hënën edhe një njësi e Kosovës A të jetë në prodhim”, thuhet në komunikatën e Korporatës Energjetike.

Ky zotim i KEK-ut ka ardhur pas deklaratës së Kryeministrit Isa Mustafa se Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të prodhuar energji elektrike, që do t’i mbulonte nevojat e konsumit të vendit.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës është në negociata me një kompani gjermane e interesuar për të investuar në energjetikë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme