Sot janë bërë 20 vite nga rënia heroike e familjes Jashari në Prekaz.
Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt.
Deputetja nga radhët e LDK-së, Doruntinë Maloku ka publikuar një fotografi nga kohët e kaluara ku tregon se kush ishte pjesë e ekipit të LDK-së që vizituan Prekazin pas masakrës së familjes Jashari.
Maloku ka thënë se fotografia ishte shkrepur si rrufe në mbarë botën dhe ky ishte fillimi i fundit të regjimit serb.
Ky është postimi i plotë:
Ky ishte ekipi i LDK-së që vizitoi Prekazin pas masakrës së Familjes Jashari. Këto fotografi të viktimave të masakrës që u prezantuan në konferencë të jashtëzakonshme nga Babi im Enver Maloku, e të shkrepura nga aparati i Ilaz Bylykbashit, u shpërndanë si rrufe në mbarë botën. Ky ishte fillimi i fundit të regjimit serb.
Lavdi dhe përjetësi për të gjithë heronjtë e këtij vendi!
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit