Google ADS

Thaçi thotë se nuk lejon veto pafund për formimin e ushtrisë

12:42 | 5 Mars 2018
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka zbutur qëndrimet e tij rreth ushtrisë. Tash thotë se transformimi i Forcave të Armatosura të Kosovës do të ndodhë sipas Kushtetutës së vendit.

I pari i shtetit,  ndonëse nuk jep datë, e thekson se FSK-ja do të bëhej në koordinim me NATO-n e KFOR-in.

“Ne dëshirojmë që forcat e armatosura të transformohen me ndryshime kushtetuese. Por nuk do të lejojmë askënd që të vë veto të pafund për këtë proces”, ka thënë presidenti Thaçi gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e FSK-së për nder të Epopesë së UÇK-së.

Thaçi ka thënë se është i bindur se këtë proces do ta kalojnë së bashku me KFOR-in dhe NATO-n.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme