Google ADS

Rifat Jashari: Të gjejmë gjuhë të përbashkët e ta qojmë Kosovën përpara

12:11 | 5 Mars 2018
Arbresh.info

Vëllai i heronjve Adem e Hamëz Jashari, Rifat Jashari ka thënë sot se udhëheqësit e Kosovës duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët për ta quar Kosovën përpara.

Jashari tha në ceremoninë e FSK-së për nder të Epopesë së UÇK-së, se forcat serbo-sllave e kanë zotuar dikur këtë vend mirëpo kjo nuk do të ndodh më kurrë, shkruan Arbresh.info.

“Ne pasardhësit e tyre e kemi një obligim moral dhe të domosdoshëm, të ulemi dhe të qojmë Kosovën përpara ashtu siç i ka hije si popull dhe si komb. Të ulemi të gjejmë gjuhën e përbashkët dhe të qojmë Kosovën përpara”, ka thënë Jashari./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme