Google ADS

Thaçi: UÇK me vizionin e saj mori mbështetjen e botës demokratike

11:43 | 5 Mars 2018
Arbresh.info

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë sot se rezistenca e UÇK-së dhe e familjes Jashari në veçanti bëri që bota demokratike me në krye ShBA-të, të kthejnë vëmendjen nga Kosova.

Thaçi, gjatë ceremonisë së FSK-së për nder të Epopesë së UÇK-së tha se UÇK e fitoi mbështetjen e botës demokratike me vizionin e saj dhe të qytetarëve të Kosovës, shkruan Arbresh.info.

“Shënimi i 20 vjetorit të Epopesë sivjet përkon me 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Këto dy jubile janë me peshë të veçantë për Kosovën dhe qytetarët tanë. Me vizionin e  saj, UÇK fitoi mbështetjen e botës demokratike duke u bërë forcë udhëheqëse e proceseve politike në vitet 1998 1999. Rezistenca e UÇK-së bëri që bota demokratike me në krye SHBA dhe BE-në”, është shprehur Thaçi.

Ai tha se  Forcat e Armatosura të Kosovës do të bëhen me ndryshime kushtetuese duke bashkuar vullnetin politik të të gjitha etnive në Kosovë.

Thaçi u shpreh se nuk do të lejoj askënd të vë veto të pakufijshme në këtë drejtim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme