Një grup studentësh kanë protestuar para objektit të qeverisë së Kosovës për t’i dërguar një mesazh qeverisë pas vendimit të përjashtimit të Kosovës nga EQAR. Ata duan politiken larg nga arsimi, shkruan arbresh.info.
Sipas studentëve ky përjashtim ka ndodhur për shkak të ndikimeve politike të bëra nga qeverisja në arsimin kosovar.
“Ky përjashtim ka ndodhur për shkak të ndikimit politik që ka bërë qeverisja jonë në arsimin tonë. Barrën e kësaj nuk do ta bartin ata por do ta bartin studentët. Kjo do të thotë se diploma jonë rrezikon që të mos njihen në asnjë nga shtetet e bashkimit evropian. Nga kjo mund të rrezikohet çdo bashkëpunonim me universitetet e huaja. Ne po bartim pasojat e vendimeve tuaja”, ka thënë organizatori i protestës nga organizata “Paqja Studentore”.
Ditë më parë, Komiteti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) ka përjashtuar Agjencinë e Akreditimit të Kosovës.
Kjo ka ndodhur për shkak të vendimit që është marrë për shkarkimin e anëtarëve të Bordit dhe të menaxhmentit të Agjencisë së Akreditimit./Arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?