Xhiroja e 21-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll do të mbyllet sot me ndeshjen Vllaznia e Pozheranit – Besa e Pejës, përcjellë arbresh.info.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin e Ferizajt.
Shkak për këtë ishte terreni i rënduar në stadiumin e qytetit në Gjilan dhe ndeshja mes Vllaznisë dhe Besës do të zhvillohet në Ferizaj.
Kujtojmë se Vllaznia dhe Besa në këtë edicionin po luftojnë me mish e me shpirt për mbetje në rangun elitë.
Kjo ndeshje pritet të jetë vendimtare për të dyja skuadrat, pasi në rast fitoreje të Vllaznisë, atëherë pozhoranasit do t’i ngjallnin shpresat për barazh.
Ndërkohë Besa që ka rënë në pozitën e 11-të kërkon të marrë pikë për ta kaluar Flamurtarin. /arbresh.info/
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte