Google ADS

Haradinaj: Familja Jashari mbetet rast unik i flijimit për liri dhe dinjitet

10:48 | 5 Mars 2018
Arbresh.info

Kuvendi i Kosovës sot ka mbajtur seancën solemne për nder të 20 vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jasharit dhe familjes së tij, shkruan arbresh.info.

Ndërsa kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë kësaj seance solemne ka thënë se një jetë na është dhënë të gjithëve dhe një atdhe.

“Një jetë na është dhënë gjithëve dhe një atdhe, disa nga ma të mirët tanë zgjodhën që jetën t’ia dhurojnë atdheut përpara frikës zgjodhën, rezistencën para poshtërimit zgjodhën kryengritjen përpara dorëzimit zgjodhën shpresën”, tha Haradinaj.

Ai po ashtu tha se familja Jashari  për pjeshtoj kohen përmbysi shekujt ndërroj epokat dhe mbeti përjetësisht në kujtesat e kombit si rast unik i flijimit për liri dhe dinjitet

Sipas tij, historia është një mësues më i mirë për sa ajo nuk na përsëritet.

“Historia thonë se është mësuesi më i mirë për sa ajo nuk na përsëritet, dhe jam i bindur se ajo nuk do të përsëritet deri sa jemi unik dhe nuk kemi frikë që ta shohim të sotmen dhe të nesërmen në sy”, shtoi ai.

Haradinaj ka thënë së sot po shënojmë 20 vjetorin e Epopesë së UÇK-së dhe rënies së Jasharëve të komandantin legjendar Adem Jashari të H amzës të 21 anëtarëve të familjes familjarëve të tjerë të rënë për liri.

“Sot kur po e shënojmë 20 vjetorin e Epopesë së UÇK-së dhe rënies së Jasharëve të komandantit legjendar Adem Jashari të Hamzës të 21 anëtarëve të familjes familjarëve të tjerë të rënë për liri, duhet të shohim së pari se ku jemi në raport me ndërtimin e shteti modern, në raport me invalidët e luftës dhe të shohim se sa politikanët u kanë qëndruar afër të gjithë atyre që dhanë shumë për liri”, Haradinaj.

Gjithashtu ai tha se 20 vjet pas flijimit heroik, duhet të respektohemi për të djeshmen, të sotmen dhe rrugën tonë drejtë të ardhmes. Ndërtimi i paqes është më i vështirë se vetë lufta.

“20 vjet pas flijimit heroik, duhet të respektohemi për të djeshmen, të sotmen dhe rrugën tonë drejtë të ardhmes. Ndërtimi i paqes është më i vështirë se vetë lufta. Të ndërtojmë një Kosovë çfarë e ëndërruan luftëtarët. Kemi ecur 20 vjet në liri dhe të arriturat janë të dukshme, liria ka dimensione të tjera. Historia na mëson që të mblidhemi rreth idesë së madhe të shteti sovran si kulm shtëpie për të gjithë ne. Për këtë shtëpi ranë bijat dhe bijtë e zgjedhur të atdheut. Ftoj shqiptarët, liderët politike por edhe gjithë komunitetet për t’i mbrojtur idealet e lirisë dhe për të ndërtuar Kosovën e së ardhmes. Kosovën shtëpi të të gjithëve pa dallim, ku qytetarët gëzojnë të drejtën e jetesës lirshëm. Ne synojmë një ekonomi prosperuese duke shfrytëzuar resurset të cilat na e ka dhuruar Zoti, ” ka shtuar Haradinaj.

Po ashtu ai ka thënë se vitit 2018-të do të jetë vit i Trepçës.

 “Vitit 2018-të do të jetë vit i Trepçës do të arrimë një edukim cilësor që studentët tanë të konkurrojnë me dije në tregjet e punës në Bashkimin Evropian dhe me gjerë , do të kemi shërbime shëndetësore moderne dhe ambient të shëndoshë dhe ajo që është kryesorja shteti ynë do të jetë shtet i së drejtës”, ka thënë Haradinaj.

“Me respekt përulim para të rënëve për liri, lavdi e përjetshme për familjen Jashari”, tha në fund Haradinaj./arbresh.info/

 

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1711770452221373/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme