Projekti për Promovimin e Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë (SDC), do të vazhdojë përkrahjen për rritjen e punësimit në sektorin privat në Kosovë.
Drejtoresha e Projektit të PPSE-së, të SWISSCONTACT-it në Kosovë, Argjentina Grazhdani, tha se tani kanë lansuar fazën e dytë të projektit që promovon punësimin në sektorit privat mars 2018 nëntor 2021.
“Dy sektorët që do të kenë më shumë vëmendje janë sektori i përpunimit të ushqimit dhe turizmi”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ajo ka folur për projektet që deri më tani janë përkrahur dhe që kanë mundësuar të hapen vende të reja të punës.
“Në Kosovë ka edhe donatorë të tjerë, ne do të përkrahim deri në nëntor 2021 dhe besojmë se do të hapen dy mijë vend të punës”, tha ajo.
Sipas saj për këtë vit kanë 300 mijë franga për të përkrahur Kosovën./rtklive
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...