Me rastin e vitit jubilar, 20 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendarë Adem Jashar, Familjes Jasharaj, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Republikës së Kosovës nën patronatin e Kryeministrit Ramush Haradinaj me datat 5, 6 dhe 7 Mars organizon manifestimi gjithë-popullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Këshilli Organizativ në shkallë republike i kryesuar nga ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha, ka përgatitur një agjendë 4 ditore me aktivitete politike, akademike, ushtarake, kulturore dhe sportive.
Sot në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë e mësimit t’i kushtohet “Epopesë së UÇK-së”, Komandantit Legjendarë Adem Jashari dhe familjes Jashari.
Po sot Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mban seancë solemne e cila do ti kushtohet “Epopesë së UÇK-së”, rënies heroike të Komandantit Legjendarë Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve të tjerë për Liri.
Edhe Kuvendet Komunale të Republikës së Kosovës do të realizojnë seanca solemne për nderë të kësaj ngjarje historike.
Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë duke filluar nga do të mbahet ceremoni ushtarake e FSK-së e përcjellë me programin kulturor dhe artistik.
Po ashtu sot do te behët zbulimi i Mozaikut me gëzhoja, të Komandantit Legjendarë Adem Jashari në Prekaz.
Ndërkaq në Tiranë në Muzeun Kombëtar do të mbahet akademi përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendarë Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë dëshmoreve dhe të rënëve për liri.
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...