Rreth 3.5 milionë shqiptarë janë përdorues të rregullt të telefonisë celuare që tregon një rritje me 3.8% në krahasim me tremujorin e fundit të 2016.
Ky është rezultati i studimeve të fundit të Autoritetit të Komunikimit Elektronik dhe Postar (AKEP).
Sipas treguesve statistikorë të tremujorit të katërt të 2017, rezulton se numri i personave të regjistruar për karta SIM ishte rreth 5.558.492 duke u rritur 5.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rreth 3.5 milionë shqiptarë janë përdorues të rregullt të telefonisë celulare që tregon një rritje me 3.8% në krahasim me tremujorin e fundit të 2016. Nga studimi rezulton se ka pasur një rritje të theksuar të përdoruesve të internetit. 20.4% është rritur numri i përdoruesve të aksesit broadband në internet për tremujorin e fundit të 2017 në krahasim me një vit më parë.
Pas shpalljes së falimentit nga kompania celulare Plus Communication, tregu i telefonisë celulare u reduktua në vetëm 3 operatorë kryesorë, ku sipas AKEP Vodafone Albania renditet e para me 1.7 milionë përdorues aktivë, Telekom Albania renditet e dyta me 1.2 milionë përdorues dhe Albtelecom dhe Eagle me rreth 450 mijë përdorues, njofton PCW.
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit