Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu ka vizituar disa fshatra të kësaj komune ku kishte vërshime pas shkrirjes së borës dhe shirave.
Thotë se po bëhet vlerësimi i dëmeve dhe se banorët do të mbështeten në një situatë të tillë.
“Sonte vizitova zonat e vërshuara në fshatrat Tërrn, Lubovc, Babush, Bablak dhe Koshare. I sigurova banorët e zonës se bashkë me profesionistët do të hartojmë një raport për vlerësimin e dëmeve, planin e masave dhe ndërhyrjet që duhet t’i bëjmë për të evituar vërshimet në këtë zonë.
Autoritetet komunale janë në krye të detyrës, situata është në kontroll të plotë dhe jemi të gatshëm t’i mbështesim kërkesat e banorëve të zonës”, shkruan Aliu në Facebook.
Shtëpia e Bardhë: Biden dhe Trump do të takohen në Zyrën Ova...
Sot përkujtohen 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë ...
Moti në Shqipëri me diell, temperatura në rënie
Burimi: Ju nuk e keni Rovenën në grup për të pasur atmosferë
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
Emri i legjendës së Real Madridit është bërë trend në rrjete...