Prej tremujorit të fundit të 2017-ës në doganat shqiptare dhe kryesisht në aeroportin e Rinasit është vënë re një ashpërsim i kontrolleve nga policia dhe rregulla më të forta për të ruajtur standardet e lëvizjes së lirë në zonën Schengen.
Masat e marra nga qeveria shqiptare, si garanci për shtetet evropiane që kanë shprehur edhe shqetësim për numrin e lartë të azilkërkuesve dhe aktivitetin kriminal në rritje, kanë dhënë rezultatet e tyre.
Kështu, në 2 muajt e parë të 2018-së në kufi janë kthyer nga policia mbi 3 mijë persona. Për periudhën dymujore 1 janar – 28 shkurt, policia thotë se janë kthyer në kufia 246 minorenë.
“Nga Policia Kufitare janë intensifikuar operacionet e ri-kthimit të shtetasve shqiptar, në bashkëpunim me FRONTEX dhe me vendet e destinacionit për periudhën 01 Janar – 28 Shkurt 2018 janë kryer 156 operacione me 1044 shtetas të kthyer, nga keto 7 operacione janë zhvilluar me kërkesën e Policisë Kufitare shqiptare në bashkëpunim me FRONTEX, si dhe 149 operacione nga vendet e destinacionit në bashkëpunim me FRONTEX”, thuhet në njoftim.
Për periudhën 01 Janar – 28 Shkurt 2018 janë trajtuar 31 kërkesa dhe janë riatdhesuar 21 të mitur. Të gjitha rastet e riatdhesimit të të miturve të pashoqëruar janë trajtuar në bashkëpunim me shërbimin social shtetëror.
Gjithashtu gjatë kësaj periudhe kohore, janë ndaluar 311 shtetas shqiptar për kalim të paligjshëm të kufirit.
Vëmendje i është kushtuar edhe forcimit të kapaciteteve profesionale të shërbimeve kufitare për identifikimin e dokumenteve të udhëtimit të falsifikuara, duke zhvilluar trajnime të specializuara dhe të avancuara. Në këtë drejtim gjatë periudhës 1 Janar – 28 Shkurt 2018, janë proceduar 45 shtetas me dokumente udhëtimi të falsifikuara.
Po për periudhën 1 Janar 2018 – 28 Shkurt 2018, janë referuar në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore 9 raste për veprën penale “Braktisjen e të miturve” në ngarkim të prindërve ose kujdestarëve që kanë braktisur fëmijët./gsh/
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
Spak: U godit grupi i Suel Çelës. Dy gazetarët dyshohen se m...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...