Zyra e Rregullatorit për Energji dhe Qeveria ende nuk kanë gjetur një zgjidhje për faturimin e rrymës për pjesën veriore të Kosovës.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, pati premtuar në fund të vitit të kaluar se çështja e shpenzimeve të energjisë elektrike nga komunat veriore do të zgjidhet nga Qeveria e Kosovës.
Madje Lluka, në një intervistë për KohaVisionin, e kishte deklaruar 1 prillin si afat për këtë.
E deri atëherë, shpenzimet e komunitetit serb në katër komunat veriore do t’i paguajë Qeveria e Kosovës përmes buxhetit të taksapaguesve kosovarë.
Mirëpo, tash kur kanë mbetur më pak se një muaj, zyrtarë nga MZHE’ja dhe Zyra e Rregullatorit thonë se ende nuk ka zgjidhje.
Në ministri, tërë përgjegjësinë ia hedhin Zyrës së Rregullatorit.
Ndërkohë, në ZRRE thonë se duhen kushte që të nisë faturimi për rrymën e serbëve në veri.
“ZRRE’ja ka kërkuar nga institucionet përkatëse të vendit që të krijojnë kushte për t’ua mundësuar operatorëve funksionim në të gjithë territorin e vendit ose të gjejnë forma të tjera për të mbuluar këto humbje, përndryshe, do të rrezikohet stabiliteti financiar i operatorëve dhe si rrjedhojë, edhe furnizimi me energji elektrike në vend”, ka thënë Adelina Murtezaj Bajrami nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun.
Ndërsa Ibrahim Rexhepi, këshilltar i lartë i ministrit Lluka, thotë se zgjidhja e vetme është zbatimi i marrëveshjes së bisedimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Avokati i Popullit kishte kërkuar vitin e kaluar nga ZRRE’ja nga Qeveria e Kosovës dhe KEDS’i t’i trajtojnë të gjithë konsumatorët në mënyrë të barabartë.
Ky institucion e kishte vlerësuar si të jashtëligjshëm faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në katër komuna veriore te konsumatorët në pjesën tjetër të vendit.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...