Itali, 106-vjeçarja hedh votën

20:35 | 4 Mars 2018
Trina Galanxhi

Italia gjatë ditës së sotme ka votuar për zgjedhjet parlamentare.

Përpos politikanëve që kanë zënë vëmendje, mediat italiane kanë fokusuar edhe një grua 106-vjeçare e cila ka hedhur votën e saj, transmeton portali arbresh.info

Për Tg2Rai, ajo ka thënë se “vota është gjë e shenjtë dhe duhet gjithmonë të mbrohet”.

Për 72 vite me rradhë, ajo ka marrë pjesë në të gjitha zgjedhjet.

Italia ka një numër të madh banorësh mbi 80 vjeç, për më tepër, qytetarët nuk marrin të drejta të plota të votimit deri në moshën 25 vjeçare.

Fushata në Itali ishte e fokusuar në emigracion dhe ekonominë e vendit, përderisa shumë prej të rinjëve janë duke e braktisur vendin./arbresh.info/

https://twitter.com/tg2rai/status/970348321603715073?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.thelocal.it%2F20180304%2Fitaly-election-2018-live-blog

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme