Mesfushori kosovar, Milot Rashica, i ka dhënë lamtumirën e fundit tifozëve të Vitteses, pas transferimit të tij në Werder Bremen në muajin janar.
Reprezentuesi kosovar të dielën ka qenë prezent në sfidën ndërmjet ish-ekipit të tij Vitesse dhe Ajaxit.
Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se kishte shkuar për t’u përshëndetur me fansat dhe klubin e Vitesses, që e nderuan sot atë.
“Koha për t’i thënë lamtumirë fansave të Vitesses. Faleminderit për gjithë mbështetjen që me keni dhënë. Gjithashtu shumë faleminderit zyrtarëve të klubit që më nderuan sot”, ka shkruar Rashica.
Takimin e sotëm Vitesse e fitoi ndaj gjigantit holandez, Ajax me rezultat prej 3-2.
Në afatin kalimtar të janarit Rashica u bashkua me klubin gjerman Werder Bremen. /arbresh.info/
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh