Haradinaj uron Kancelaren Merkel për mandatin e katërt

17:59 | 4 Mars 2018
Arbresh.info

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka uruar Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel për marrjen e mandatit të saj të katërt me radhë, transmeton Indeksonline.

Haradinaj në rrjetin social facebook ka shtuar se Gjermania gjithmonë ka qenë përkrahëse e fuqishme e pavarësisë së Kosovës dhe perspektivës euroatlantike të saj.
Postimi i plotë:

Urimet e mija të sinqerta për mandatin e katërt me radhë për Zonjën Angela Merkel, si Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë.

Gjermania gjithmonë ka qenë përkrahëse e fuqishme e pavarësisë së Kosovës, dhe perspektivës euroatlantike të saj. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që t’a thellojë edhe më shumë marrëdhënien tonë strategjike, sidomos tani me koalicionin e madh gjerman.

RH

Të ngjashme