“Nuk e di si i pranuam katër gola nga Roma”

16:28 | 4 Mars 2018
Arbresh.info

Trajneri italian, Maurizio Sarri, është deklaruar se do ta shikojë edhe një herë ndeshjen me Romën, për të kuptuar arsyet e humbjes.

Napoli u turpërua nga Roma në ndeshjen që u zhvillua mbrëmë, duke humbur me rezultat 1 me 4.

“Më duhet ta shoh edhe një herë ndeshjen, sepse nga banka pash disa gjëra pozitive. Ne kishim 26 gjuajtje, prej tyre 13 në portën e Romës”, tha fillimisht Sarri për Mediaset Premium.

“Ne duhet të dimë si Roma, e cila preku topin vetëm tetë herë në zonën e penalltisë, arriti të shënonte katër gola aq lehtë. Është diçka që duhet ta shohim”, vazhdoi ai.

“Tifozët tanë e dinë se ne nuk jemi skuadra më e mirë në Itali, por po bëjmë shumë mirë. I falënderojë për duartrokitjet në fund të ndeshjes, sepse ata e dinë se po japim gjithçka”, u shpreh ai në fund.

Me këtë humbje, Napoli ka bërë një hap prapa në luftën për titull në garën me Juventusin. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme