Google ADS

“E ardhmja e shtetit do të jetë më e ndritur, kur vlerësojmë ata që dhanë shumë për vendin”

16:15 | 4 Mars 2018
Arbresh.info

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri veseli ka vizituar sot familjen Mazreku në Prizren, familje kjo e cila i dha dëshmor Kosovës birin e saj, Ersanin.

Veseli nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook ka shkruar se Kosova është shtet i qytetarëve të saj që i kanë dal zot kur ka qenë më së vështiri.

Statusi i plotë:

Në Prizren, te familja Mazreku, e cila ia dha dëshmor Kosovës birin e saj Ersanin. Kosova është shtet i qytetarëve të saj anekënd, që i kanë dalë zot kur ka qenë më së vështiri. E ardhmja e shtetit tonë do të jetë më e ndritur, kur vlerësojmë ata që dhanë shumë për vendin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme