Rreth 30 mërgimtarë pasditen e djeshme kishin marrë rrugë nga Gjermania për të ardhur për vizitë në Kosovë.
Por gjatë rrugës atyre iu dolën disa probleme.
Një shkëndijë brenda autobusit bëri që i gjithë autobusi të përfshihej nga flakët.
Një nga udhëtarët që gjendej në autobus, i ka thënë Telegrafit, se nuk ka të lënduar.
“Jemi ndalur në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë, dhe menjëherë kemi dalë nga autobusi të gjithë udhëtarët. Nuk ka të lënduar. Ndërsa, doganierët kroatë, na kanë strehuar dhe dhënë ushqim për të gjithë. Tani po presim një autobus tjetër për të vazhduar rrugën për Kosovë”, ka thënë Agim Bajraktari për Telegrafin.
Ngjarja ndodhi në orën 03 pas mesnate në kufi mes Kroacisë dhe Serbisë. Udhëtarët për momentin janë duke qëndruar në ambientet e Kryqit të Kuq në Kroaci.
Brenda autobusit në momentin kritik ishin 29 udhëtarë që kishin marrë rrugë nga Gjermania për të ardhur në Kosovë. Nga paniku për të dalë nga autobusi janë lënduar disa persona.
Telegrafi ka siguruar një video ku shihet autobusi teksa digjet.
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...