Google ADS

Futbollisti italian gjendet i vdekur në dhomën e hotelit

13:00 | 4 Mars 2018
Arbresh.info

Futbolli në zi.

Futbollisti italian, Davide Astori është gjetur i vdekur në dhomën e hotelit në Udine, shkruan Javanews.

31-vjeçari, kapiten i Fiorentinës, sipas mediave italiane ka ndërruar jetë në gjumë.

Ekipi i Fiorentinës ishte vendosur në Udine, pasi do të luante sot përballë vendasve në orën 15:00.

Pas tragjedisë, ndeshja Fiorentina- Udinese është shtyrë. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka “ardhur” nga një atak në zemër.

Astori erdhi te Fiorentina në vitin 2015 nga skuadra e Cagliarit. Ai ka qenë poashtu pjesë e Milanit dhe Romës.

Futbllisti ishte baba i një vajze dy vjeçe.

Kjo është një tragjedi për Serie A dhe mbarë futbollin!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme