Google ADS

Sugareski: Brenda dy viteve do të ketë gazifikim në çdo komunë

12:43 | 4 Mars 2018
Arbresh.info

Planfikojmë gazifikimi magjistral kompletisht të përfundojë në fillim të vitit 2020. Kjo nënkupton se secila komunë do të ketë gazsjellës magjistral, ndërsa gazifikimin sekondar duhet ta bëjnë komunat, thotë në intervistën për REL, ministri për Transport dhe Lidhje (MTL) Goran Sugareski.

“Këtë vit do të fillojë lidhja internkonjiktive me Greqinë, do të fillojë edhe me Bullgarinë. Këtu dua  të them se MTL bashkë me qeverinë, planifikojnë gazifikimi magjistral kompletisht të përfundojë në fillim të vitit 2020. Kjo nënkupton se ne si ministri duhet të sigurojmë, pra çdo komune të ketë gazifikim magjistral, ndërsa gazifikimin sekondar duhet ta bëjnë komunat.

Në pjesën e eksproprijimit janë 20 lëndë në pjesën Shtip- Negotinë, rreth 160 lëndë në pjesën Kavadar- Prilep- Manastir dhe rreth 700 lëndë që për momentin punohen në pjesën Shkup- Tetovë- Gostivar”, ka thënë Sugareski.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme