Donjeta Avdijaj nga Peja (18 vjeçe) është raportuar në polici nga babai i saj si person i zhdukur të premten e kësaj jave.
Në bazë të fotografisë që është publikuar në media, familjarët e saj thonë se njerëzit u kanë thënë ta kenë parë Donjetën në Prishtinë dhe Gjakovë.
“Në bazë të fotografisë që e kam publikuar në media, njerëzit me kanë thënë që e kanë parë në Prishtinë, e dikush tjetër më tha që e kanë parë edhe në Gjakovë. Tash jam në polici për me marrë informata ma shumë”, ka thënë për Insajderin një familjar Donjetës.
Megjithatë, deri më tani nuk ka asgjë konkrete për fatin e saj.Sipas familjarëve, të premten Donjeta ishte nisur për në kursin e gjuhës gjermane në Pejë. Insajderi mëson se ditën e zhdukjes ajo nuk kishte shkuar në kurs.
Donjeta, sipas familjarëve, kishte të veshur xhinse, çizme të zeza dhe xhaketë të lëkurës, gjithashtu dhe çantën e shkollës./Insajder/
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...