Valdet Zeqiraj, 27 vjeçar, i cili vuante nga sëmundja e kancerit ka ndërruar jetë gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm. Ai kohë më parë kishte shkuar për në Turqi për të kërkuar shërim për sëmundjen nga e cila vuante tash e një kohë, kjo ngase sëmundja e tij nuk ishte e shërueshme në Kosovë.
Familja e tij ditë më parë nëpërmjet një postimi publik ka kërkuar nga qytetarët që ta ndihmojnë 27 vjeçarin me mjete financiare për shërim.
Sipas familjarëve të Valdetit, Ministria e Shëndetësisë i kishte ndarë tij 23 mijë euro për kurimin e sëmundjes. Por këto nuk ishin të mjaftueshme. Kjo ngase atij i duheshin të paktën 130 mijë euro për ta vazhduar shërimin.
Lajmin për vdekjen e të riut e ka konfirmuar një i afërm i tij.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin e hidhur se ; bashkë familjari i ynë Valdet Halil Zeqiraj ka ndërruar jetë . Ne familjarët e Valdetit i falënderohemi të gjithë ata shokë , miqë , dashamirë e bashkëpatriot Shqiptar për vullnetin e mirë dhe gatishmërinë e tyre te çeliktë, për ta ndihmuar e shpetuar Valdetin 27 vjeçar i cili po luftonte kundër sëmundjes së keqe”, thuhet në njoftimin e Afrim Zeqirit, familjar i Valdet Zeqirajt.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...