Tërmeti me magnitudë 9.5 ballë i shkallës Rihter, i cili në vitin 1960 goditi qytetin kilian Valdivia, konsiderohet si tërmeti më shkatërrues, i cili është regjistruar deri më sot.
Në botë regjistrohen rreth 500 mijë tërmete çdo vit, prej të cilëve një në pesë tërmete është i ndjeshëm dhe rreth 100 shkaktojnë dëme materiale, transmeton AA
Sipas Institutit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), rreth gjysmë milionë tërmete regjistrohen çdo vit në botë, nga ato me intensistet të dobët dhe deri tek ato me intensitet të fuqishëm.
“Nga ky numër rreth 100 mijë tërmete janë të ndjeshme”, sipas institutit. Sipas USGS, 81 % e tërmeteve të fuqishme regjistrohen në zonën e Paqësorit.
Rreth 90 % e tërmeteve lëkundin zonën e ashtuquajtur “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, një rrip vullkanik që rrethon Oqeanin Paqësor. Këtu ndodhen 40 % e të gjithë vullkaneve aktive që kanë fuqi të madhe shpërthyese.
Tërmeti prej 9.5 ballë sipas shkallës së Rihterit, i cili në vitin 1960 goditi qytetin kilian Valdivia konsiderohet si tërmeti më shkatërrues i cili është regjistruar deri më sot. Pas tij, në vitin 1964, një tërmet 9,2 ballë u regjistrua në Alaskë.
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...