Google ADS

Vrasja e gazetarit, ministri sllovak refuzon të jap dorëheqje

01:04 | 4 Mars 2018
Trina Galanxhi

Tensionet në qeverinë e Sllovaki janë rritur ndjeshëm, pasi Ministri i Brendshëm ka refuzuar të jap dorëheqje pas vrasjes së gazetarit investigative dhe partneres së tij.

Një parti e vogël në qeverinë e koalicionit të Sllovakisë të udhëhequr nga kryeministri Robert Fico ka bërë thirrje për dorëheqjen e ministrit të brendshëm Robert Kalinak, transmeton portali arbresh.info

Kalinak, aleat i afërt i Fico-s, tha se nuk e ka plan të jap dorëheqje.

Dorëheqja e Kalinak është kërkuar edhe nga opozita.

Ministri në fjalë është i lidhur me skandalet e korrupsionit në të kaluarën.

Vrasja e gazetarit Jan Kucijak ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi aferat korruptive në qeveri dhe besohet se puna e tij e fundit kishte të bënte me lidhjet e qeverisë me mafian italiane./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme