Si të përdorni uthullën e mollës për të humbur peshë

00:43 | 4 Mars 2018
Trina Galanxhi

Uthulla e mollës është dëshmuar se është një aleat shumë i rëndësishëm kur është në pyetje humbja e peshës.

Ky produkt përdoret edhe për të luftuar diabetin, për të parandaluar kolesterolin e keq dhe për të zvogëluar sëmundjet e zemrës, transmeton portali arbresh.info

Kur është fjala që të konsumoni uthull molle për humbjen e peshës, rekomandohet që të merrni deri në dy lugë të mëdha në ditë.

Por cila është metoda më e mirë për të marrë uthull molle?

Përbërësit:

4 të verdha të vezës
1 lugë e vogël mustardë
1 lugë e mesme uthull molle
Kripë
Piper
2/3 gota vaj ulliri
2/3 filxhan vaj kokosi

Përgatitja:

Vendosni të verdhat e vezëve në blender dhe përzieni mire. Shtoni edhe përbërësit tjetrë dhe përzini mirë të gjithë. Në fillim konsumoni nga një lugë nga ky përbërës, ndërsa pas disa javës mund të rritni sasinë. Këtë përbërës mund ta përdorni edhe duke konsumuar sallatë.

Këtë përzierje mund ta ruani në frigorifer deri në një javë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme