Këtë javë, një pasagjere 80 vjeç, pjesërisht e verbuar, e cila nuk flet anglisht, ka hipur në një fluturim të gabuar dhe në vend se të udhëtonte drejt Karolinës së Veriut, ajo u dërgua në Kolorado.
Maria Larios po fluturonte nga El Salvador në Raleigh për të qenë me vajzën e saj, e cila duhej t’i nënshtrohej kirurgjisë së trurit, transmeton portali arbresh.info
Pika e parë e udhëtimit ka shkuar pa probleme, por më pas ajo është dërguar në një linjë ajrore të gabueshme dhe ka fluturuar qindra milje larg destinacionit të saj.
“Ajo nuk di të lexojë dhe të shkruajë në gjuhën e saj, dhe nuk flet dot asnjë fjalë anglisht, kështuqë i tërë faji është te linja ajrore që nuk kontrolluar mirë gjërat e saj”, ka deklaruar vajza e saj.
Reagimi i United Airlines ka befasuar, sepse ngatërresën e saj e kanë trajtuar si “humbje bagazhi”.
“Ah po, ne kemi bërë një gabim dhe asaj gabimisht ka ngatërruar linjat, ndërsa tani është në Denver. Por kjo nuk është asgjë për t’u shqetësuar, sepse i kemi dhënë një vakt dhe shpejt do të niset në linjën e duhur”, thuhet në deklaratë.
Familja e gruas janë irrituar nga reagimi i kompanisë, të cilët humbjen e saj e kanë marrë “si asgjë”./arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë