Google ADS

Seks me dhunë pas grabitjes në shtëpinë e rumunes, burg 3 shqiptarëve në Itali

23:54 | 3 Mars 2018
Trina Galanxhi

Gjykata në Torino dënoi me burg 3 shqiptarë që akuzohen se kanë grabitur rreth 400 euro dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë rumune 25-vjecare, e cila ka rrezikuar edhe mbytjen.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Barca’ në Torino në gusht të vitit 2016, ku një vajzë rumune 25 vjeçe u grabit dhe u detyrua të kryente një raport seksual oral në banesën ku jetonte.

Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur u arrestuan pas denoncimit të 25-vjecares.

Gjykata ka vendosur dje të dënojë me 4 vite e katër muaj burgim shqiptarin që detyroi vajzën të kryejë marrëdhënie seksuale, ndersa shqiptari tjetër i cili u fut në shtëpi me të parin dhe i treti që priti jashtë, u dënuan secili me 3 vite e katër muaj burgim./lapsi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme