Reali shënon fitore të lehtë ndaj Getafes, Ronaldo futet në histori të La Ligës

22:41 | 3 Mars 2018
Arbresh.info

Real Madridi ka mposhtur Getafen me rezultat 3 me 1 në ndeshjen që u zhvillua në Santiago Bernabeu.

Edhe pse me disa mungesa në formacionin bazë, skuadra e Zinedine Zidane, ia arriti të fitojë pa ndonjë problem të madh.

Realin e kaloi në epërsi mesfushori uellsian, Gareth Bale, i cili shënoi në minutën e 24-të, për rezultatin 1 me 0.

Getafe ishte inferiore ndaj skuadrës së Realit dhe nuk arrinte të krijonte asnjë rast të mirë për gol.

Kur të gjithë menduan se skuadrat do të shkonin në pushim me këtë rezultat, ashtu nuk e mendoi edhe Cristiano Ronaldo, i cili shënoi në minutën e 45-të për 2 me 0.

Ky gol ishte i 300 në La Liga për superylli portugez dhe këtë shifër e ka arritur në më pak ndeshje se sa Lionel Messi.

Në pjesën e dytë, Getafe mbete me një lojtar më pak në minutën e 47-të, pasi Loic Remy, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe më pas edhe me të kuqin.

Por, Getafe nuk u dorëzua lehtë dhe arriti të shënonte në minutën e 65-të, për 2 me 1. Golin e shënoi Francisco Portillo nga pika e bardhë.

Golin e tretë për Realin e shënoi kush tjetër, përveq Cristiano Ronaldo, i cli ka rikthyer formën e tij më të mirë.

Me këtë fitore, Real Madridi në pozitën e tretë me 54 pikë, ndërsa Getafe në të dhjetën me 36 pikë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme