Ministria e Arsimi, Shkencës, dhe Teknologjisë garanton se asnjë student nuk do të këtë problem me njohjen e diplomës së tij në nivel ndërkombëtar apo pranim për regjistrim në universitetet evropiane dhe se ato do të trajtohen ashtu siç janë trajtuar deri më tash, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Tendenca për të thënë se diplomat e studentëve tanë nuk do të njihen në Evropë, janë manipulime të ulëta, dashakeqe dhe dëmtojnë imazhin e universiteteve dhe diplomave tona”, thotë MASHT-i.
MASHT-i thotë se do të angazhohet fuqishëm që edhe programet e reja të cilat do të akreditohen, të garantojnë cilësi dhe do të kenë të njëjtën rëndësi dhe vlefshmëri.
Ky reagim i MASHT-it vjen pas përjashtimit të Kosovës nga EQAR-i.
“Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia nuk janë pjesë e EQAR-it dhe studentët e tyre nuk e kanë asnjë problem me njohje të diplomave. Ky është edhe një fakt i fuqishëm që demanton manipulimet se diplomat e studentëve tanë nuk do të njihen në EU. Por në asnjë mënyrë ky fakt nuk përmendet për të relativizuar apo zvogëluar rëndësinë që ka EQAR për njohjen e vlefshmërisë së diplomave tona”, thuhet në komunikatë.
Njëkohësisht MASHT-i thotë se mbetet e përkushtuar që Agjencia e Kosovës për Akreditim të kthehet në EQAR brenda afatit të ankimimit prej 90 ditësh.
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...