Zyra e Prokurorit Special nuk ka dhënë detaje për kohën kur mund të ngriten aktakuzat e para nga Gjykata Speciale.
E gjithë kjo sipas deklarimit të tyre për Tribuna Channel bëhet për shkak të ruajtjes së procesit hetimor.
Chris Bennett, nga kjo zyrë i ka thënë televizionit se informacionit nuk bëhen të ditura për arsye profesionale, etike dhe ligjore.
“Zyra e prokurorit special nuk jep informacion për statusin e hetimeve për arsye profesionale, etike dhe ligjore. Për këtë arsye, unë nuk mund t’ju jap ndonjë informacion mbi atë se kush, çfarë ose kur do të ngrihen akuzat”.
Largimi i David Schwendiman nga detyra e tij si Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale nuk mund të sjellë zvarritje të procesit të ngritjes së aktakuzave të para nga Gjykata Speciale.
Kur z. Schwendiman të largohet, Z. Kwai Hong Ip, do e zëvendësojë atë.
Në deklaratën e tij javën e kaluar, z. Schwendiman shpjegoi se: “Zgjidhja e atyre që punojnë në Prokurorinë e Specialistëve nuk do të ndikohet nga largimi im dhe kushdo që vjen pas meje do të jetë po aq i angazhuar për ta bërë punën e duhur dhe për ta bërë atë sa më shpejt të jetë e mundur “.
David Schwendiman, prokuror i Gjykatës Speciale i cili ishte angazhuar për të hetuar e gjykuar krimet e mundshme gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, do të largohet nga detyra më 31 mars.
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...