Vetëm me një përbërës ju mund të largoni të thinjurat

20:59 | 3 Mars 2018
Trina Galanxhi

Kur bëhet fjalë për të hequr qafe të thinjuar, ne të gjithë e dimë se ngjyrosja e flokëve është zgjidhja.

Por a është e dobishme kjo procedurë për kokën tuaj dhe flokët? Jo edhe aq, pasiqë ngjyrat e flokëve përmbajnë shumë kimikate, prandaj edhe në mund të ekspozohemi ndaj rreziqeve të panevojshme, transmeton portali arbresh.info

Për të tejkaluar këtë problem ju mund të provoni edhe disa metoda natyrale.

E tëra që ju duhet është që të merrni disa copa të lëkurës së patates dhe t’i vendosni në një tigan bashkë me 2 gota ujë të ftohtë. Lërini ato të ziejnë për 5-10 minuta dhe më pas largoni nga zjarri.

Ujin e ruani në një kavanoz qelqi dhe mund t’i shtoni disa pika vaj esencial të rozmarinës ose livandos.

Këtë përzierje e përdorni për të shpërlarë flokët tuaj, pasi t’i keni larë me shampoo normal.

Kur të vendosni të përdorni këtë metodë, mos e shpërlani kokën më pas./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme