Neymar përfundon me sukses operacionin

18:18 | 3 Mars 2018
Arbresh Info

Neymar i është nënshtruar me sukses operimit nga lëndimi në këmbën e tij të djathtë, ka konfirmuar Federata e Futbollit të Brazilit.

“Operacioni ka përfunduar, Neymar është tashmë në dhomën e tij. Shkoi mirë”, ka thënë një zëdhënës nga federata, transmeton portali arbresh.info.


Sulmuesi 25-vjeçar i Paris Saint Germain dhe Brazilit ishte lënduar më 25 shkurt në ndeshjen në Liga 1 kundër Marseilles. Operacioni ishte kryer për të riparuar eshtrin e pestë të këmbës së tij të djathtë.

Neymar është transferuar nga Barcelona në Paris Saint Germain vitin e kaluar për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro.

Në fillim të javës, doktori i skuadrës kombëtare të Brazilit, Rodrigo Lasmar, ka thënë se superylli mund të jetë jashtë fushës deri në tre muaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme