Liverpooli mirëpret një “shok të vjetër” në Anfield ku Rafa Benites dhe Newcastle kanë udhëtuar për të zhvilluar takimin në kuadër të xhiros së 29-të në Premierë Ligë.
Rafa Benitez është përballur pesë herë kundër Liverpoolit si trajner (Valencia, Chelsea, Newcastle) dhe deri tani ka refuzuar të humbas, shkruan portali arbresh.info. Por, a do të kenë mundësi “Redsat” të mposhtin trajnerin e vjetër në përpjekjen e gjashtë?
Skuadra nikoqire ka arsye për të pasur besim për shkak se janë të pamposhtur këtë sezon në ndeshjen si nikoqir dhe së fundmi kanë filluar t’i rikthejnë barazimet në fitore.
Nga ana tjetër, Newcastle është aktualisht vetëm dy pikë para pozitave të dëbimit dhe kanë nevojë për pikë, por duke u bazuar në historinë e tyre në Anfield, tifozët kanë pak pritshmëri.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet duke filluar nga ora 18:30./arbresh.info/
https://twitter.com/LFC/status/969972946973446144
https://twitter.com/NUFC/status/969973173125988352
Aksident në autostradën Veternik-Bresje, lëndohen katër pers...
Rashica shënon gol në miqësoren e Shqipërisë U21 ndaj Moldav...
Kurti takon Kammerin, shprehet gatishmëri për mbështetje të ...
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza