Sulmuesi i Nice, Mario Balotelli, ka shprehur dëshirën që të rikthehet në futbollin italian.
Ylli italian ka rikthyer formën dhe besimin e tij në Ligue 1, pas dy vitesh me skuadrën e Nice dhe tashmë është duke menduar të rikthehet të njëri nga gjigantët italian.
Italiani kontrovers ka thënë se do t’i pëlqente një rikthim në Serie A, ku skuadrat e preferuara për të janë Juventusi dhe Napoli, ndërsa për të ardhmen e tij po merret agjenti i tij, i cili ka thënë se ka folur me disa nga skuadrat e mëdha italiane.
“Agjenti im Mino Raiola është duke u kujdesur për të ardhmen time. Gjithçka që di unë është se jam pjekur dhe jam gati të kthehem në Itali”, ka thënë fillimisht SuperMario për Rai Sport.
“Unë mendoj se do të ishte shumë vështirë të kthehesha në Milan, pasi do të ishte hera e tretë, por Juventusi dhe Napoli janë dy skuadra që më pëlqejnë”.
“Sezonin e kaluar Ventura erdhi në Nice para ndeshjes me PSG. Ne patëm një bisedë të gjatë, por e kuptova menjëherë se ai kurrë nuk do të më thërriste për ekipin e tij”.
“Megjithatë, unë meritova të thirrem. Tani ai nuk është më në stol dhe unë jam gati të kthehem për Azzurët”, përfundoi Balotelli. /arbresh.info/
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi,...