Një ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 4 marsit, në Itali ka nisur heshtja zgjedhore. Partitë zhvilluan tubimet e fundit të fushatës me premtime të mëdha, siç është rritja e pensioneve, të cilat mund të mos mbijetojnë dot nëse krijohet një qeveri koalicioni.
Një të përbashkët megjithatë, mitingjet përmbyllëse e kishin që të gjitha: deklaratën se presin të fitojnë. Sondazhet e opinionit tregojnë se Aleanca e Qendrës së Djathtë, e Silvio Berlusconit, do të shfaqet si blloku më i madh i një parlamenti, ku mund të mungojë një shumicë e qartë.
Vetë kavalieri nuk mban dot një post publik që prej dënimit vite më parë për evazion fiskal, por njeriu që e ka mbajtur katër herë postin e kryeministrit të Italisë, mbështeti kandidaturën e ish zëdhënësit dhe besnikut të vet, presidentit aktual të Parlamentit Europian, Antonio Tajani, për kreun e ekzekutivit.
Anketimet zyrtare janë ndaluar në dy javët e fundit përpara votimeve, por pritshmëritë janë që Lëvizja ‘5 yjet’ të dalë nga këto zgjedhje si partia e vetme më e madhe. Italia drejtohet nga një qeveri e përkohshme që prej dhjetorit 2016, kur kryeministri Matteo Renzi dha dorëheqjen në vazhdën e vlerësimit të qeverisjes së tij me referendumin mbi reformimin e mënyrës si funksionojnë dhomat e parlamentit.
Qendrat e votimit do të jenë hapur të dielën nga ora 07:00 deri në 23:00, ndërsa Exit poll-et e para priten shumë shpejt pas mbylljes së tyre./TCH/
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...