Dy ish prokurorë të Përgjithshëm kanë marrë në mbrojtje dy të arrestuarit e vetëm të ngarkesës me 613 kilogramë kokainë.
Si avokati Maksim Haxhia edhe avokati Petrit Serjani, pretendojnë se klientët e tyre, njëri shofer dhe tjetri menaxher në kompaninë “Arbri Garden” janë punonjës të thjeshtë të paguar me rroga deri në 25 mijë lekë në muaj, ndërkohë që tarifat e këtyre avokatëve janë 10 herë më të larta në ditë se paga mujore e klientëve.
Në kohë të ndryshme, të dy ish prokurorët e përgjithshëm kanë përfaqësuar personazhe të njohur, ku vetem së fundmi rezulton se avokati Petrit Serjani ka qenë mbrojtes në gjyqin “Xibraka”, i koduar me këtë emër sipas vendit ku u zbulua laboratori i kokainës në të cilin u arrestuan në flagrance edhe dy kolumbianë.
Por pavarësisht se avokatët pretendojnë në pafajësinë e dy 25-vjeçarëve të arrestuar, prokuroria ka dyshime të forta se të dy ata kishin dijeni, njëri për transportin dhe tjetri kishte detyrë të ndiqte lëvizjet e kamionit derisa të boshatisej ngarkesa me banane. Prokuroria thotë se ka regjistruar procedimin në datën 27 shkurt , pikërisht pak orë përpara se të kryhej ndërhyrja policore, ndërkohë që nuk jepen detaje nëse dy të rinjtë janë përgjuar apo jo më herët.
Pavarësisht të shpallurit në kërkim Arber Çekaj i cili mësohet se është në Gjermani, grupi i hetimit nuk di të shpjegojë se kush fshihet pas ngarkesës prej 613 kilogramë kokainë ashtu siç nuk mund të thotë nëse firma “Arbri Garden” ka sjellë apo jo herë tjetër drogë në Shqipëri . Ajo që mund të thonë autoritet shqiptare deri më tani është këmbëngulja e tyre se operacioni është zhvilluar me meritën e policisë dhe doganave.
Por nga ana tjetër rezulton se vetë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i tregoi të huajt si pjesë e operacionit. Në llogarinë në Twitter ministri Fatmir Xhafaj tha se superaksioni është kryer në bashkëpunim me agjencitë e tjera vendase dhe të huaja.Por përfshirja e të huajve siç mund të jenë agjencia amerikane DEA apo edhe vënia në dijeni për ngarkesën e dyshimtë edhe nga autoritetet doganore të portit të Livornos u mohua brenda të njëjtës ditë.
Brenda një kohe të shkurtër vetë ministri i Brendshëm ka shtuar në Twitter se ky super operacion është zhvilluar nga policia e shtetit dhe hetimi doganor, ndërkohë që mohohen të huajt.
Pa i prekur meritat dhe profesionalizmin e policisë shqiptare dhe prokurorisë së Krimeve të Rënda, pyetja e parë është a mund të bëhen lapsuse të tilla për goditjen e një rrjeti ndërkombëtar trafikantësh që ju bllokohen në Shqipëri 613 kilogramë kokainë.
Një rrjet që ka aktualisht vetëm dy të arrestuar dhe tre të kërkuar mes tyre edhe kreun e kompanisë “Arbri Çekaj”. Tashmë që thuhet se është kërkuar bashkëpunimi i të huajve, a është ky operacion anti-drogë në zhvillim dhe çfarë po ndodh në portin e Durrësit?. /Tch/
Osmani takon kryeministrin britanik, temë diskutimi ishte ma...
Vdes pjesëtarja e Policisë së Kosovës, Shqipe Zenelaj
Gërvalla takon homologun nga Lituania, në fokus situata e si...
Haradinaj takohet me ambasadorin e Italisë në Kosovë, bisedo...
Nga “gruaja e akullt” te Elon Musk, emrat që mund të përbëjn...
Deputetja Kusari-Lila fiton betejën me kancerin e gjirit