Trajneri irlandez, Brendan Rodgers, iu është përgjigjur spekulimeve se ai do të bëhët trajner i Arsenalit.
Trajneri francez, Arsene Wenger, është nën presion të madh nga mediat angelze dhe tifozët e klubit, pas rezultateve të dobëta në javët e fundit, e në veçanti dy humbjet turpëruese nga Manchester City.
Wengeri vazhdoi kontratën e tij për dy vite verën e kaluar, megjithatë francezi është shumë afër largimit nga skuadra londineze.
Mediat angleze tashmë kanë përpiluar një listë me emra të trajnerëve të cilët mund të zëvendësojnë francezin.
Joachim Low, Mikel Arteta, Carlo Ancelotti, Leonardo Jardim dhe së fundmi edhe Rodgers.
Ish trajneri i Liverpoolit ka folur se Arsenali është një skuadër e madhe dhe me një trajner fantastik.
“Arsenali është një klub i madh, me një trajner të jashtëzakonshëm”, deklaroi Rodgers.
“Njerëzit do të thojnë se kur isha në Liverpool, ata kishin dështuar për pesë vite të kualifikoheshin në Ligë të Kampionëve dhe unë i riktheva, po ashtu në Celtic, nuk ishin në Ligë të Kampionëve për tre sezone dhe unë i riktheva”, shtoi Rodgers.
Megjithatë, Rodgers insistoi se është i lumtur në Celtic, duke qetësuar zërat se ai do të largohet.
“Unë jam duke e jetuar ëndërrën këtu, nuk do të jem këtu përgjithmonë, por jam duke e jetuar ëndërrën, edhe pse ëndërrat gjithmonë e kanë një përfundim”, përfundoi ai.
Rodgers ishte shumë afër ta fitonte titullin e kampionit të Premierligës me Liverpoolin, në sezonin 2013/14. /arbresh.info/
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare